MENU
klinika

Alo, ChatGPT?

Inteligjenca Artificiale përfshin WhatsApp

20.12.2024 - 19:20

Falë një përditësimi të ri, përdoruesit e WhatsApp tani mund të flasin në celular me ChatGPT dhe të shkëmbejnë mesazhe me të.

OpenAI ka njoftuar se shumë shpejt ChatGPT do të ketë numrin e vet të dedikuar që mund të telefonohet nga çdokush që ka një celular “smart”.

Kjo është një përpjekje që chatbot-i të jetë më i prekshëm edhe nja njerëzit e zakonshëm që mund të ndërveprojnë më shumë me të përmes kanaleve të njohura.

Whatsapp ka rreth 2 miliardë përdorues aktivë në muaj.

Edhe pse do të jetë një opsion i dobishëm, OpenAI e ka bërë të qartë që është një formë eksperimentale për të folur me chatbot-in ndaj disponueshmëria dhe kufizimet mund të ndryshme.

OpenAI po përpiqet që ChatGPT të ketë sa më shumë përdorues që investitorët të jenë të lumtur dhe të vazhdojnë me pagesat marramendëse që nevojiten për prodhimin e fuqisë kompjuterike që vendos në funksion modelet e Inteligjencës Artificiale.

OpenAI po zhvillon një event teknologjik, “12 ditë Krishtlindjesh” përgjatë të cilavve ka prezantuar risi si Sora, një përkthyes me IA që merr video, foto apo tekst për të prodhuar një video të re, anëtarësimin mujor prej 200 dollarësh etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mësoni më shume detaje! 👇

Apple me ‘maus’ special

Ankohen përdoruesit e aplikacioneve

Facebook, Instagram dhe WhatsApp shfaqin probleme

Telefoni do të bëhet më i zgjuar

Android po nxjerr një sërë veçorish me Al

Ja çfarë dihet deri më tani!

Kur vjen në telefonin tuaj Android 16 ?