Tashmë vetëm mrekullia mund të bëjë që Los Angelos Lakers të futen në “play-off” në Konferencën e Perëndimit. Derbi i Los Angelesit mes Lakers dhe Clippers, ishte kryefjala e mbrëmjes në NBA.
LeBron James më shokë pësuan humbjen e tretë radhazi 105-113, duke iu larguar edhe më shumë zonë play off, ndonëse kanë mbetur edhe shumë sfida deri në përfundim të sezonit të rregullt.
U mundua të merrte gjithçka përsipër “Mbreti” James, që shënoi në total 27 pikë, por as njëri prej basketbollistëve më të mirë të historisë së NBA-së dhe as “trple-double” i Rajon Rondo: 24 pikë, 12 asiste dhe 10 “rebound”, nuk mjaftuan përballë rivalëve ndërqytetas.
Më i miri për Clippers rezultoi italiani Danillo Gallinari me 23 pikë dhe 6 topa të kontrolluar poshtë koshit në vetëm 28 minuta lojë.
Denver Nuggets zyrtarisht në krizë pas humbjes së tretë radhazi, të marrë në parketin e San Antonio Spurs me rezultatin e ngushtë 104-103. Skuadra e Popovich e vuri që në fillim në vijë sfidën, duke krijuar një avantazh prej 19 pikësh në periodën parë (36-17).
Ndërsa në periodën e fundit e nisën me një epërsi prej 16 pikësh, por në sekondat e fundit e rrezikuan seriozisht fitoren. DeRozan dhe Aldridge udhëhoqën teksanët drejt këtij suksesi respektivisht me 24 dhe 22 pikë, ndërsa për Denverin rezultuan të kota përpjekjet e Murray, që e mbylli takimin me 25 pikë, dhe të Nikola Jokicit me “double-double”: 22 pikë e 10 “rebound”.
Humbje e papritur (e dyta radhazi) e kryesuesve të Lindjes, Milwaukee Bucks, në fushën e Phoenix Suns 114-105. Skuadra nga Arizona i befasoi miqtë me një periodë të katërt të shkëlqyer, ku u shënua një rezultat i pjesshëm 38-23.