MENU
klinika

NBA

Lakers bien sërish, LeBron jashtë play-off

10.03.2019 - 12:36

Kur pritej kthesa e madhe, Los Angelos Lakers ka pësuar humbjen e pestë radhazi, e fundit sot në shtëpi 107-120 nga Boston dhe tashmë kalifornianët e shohin vetën totalisht jashtë play-off.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar në të dytën erdhi shkëputja e Boston, ku u dallua Irving me 30 pikë (6 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë).

Për Lakers shkëlqeu i zakonshmi LeBron James, që realizoi një “triple double”, 30 pikë 10 rebound e 12 asist, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Lakers ndodhen në vendin e 11-të, shumë larg 8 skuadrave të para që shkojnë në play off. Tashmë vetëm mrekullia mund ta fuste Lakers në zonën play-off.

Pa probleme fiton skuadra e Milwaukee, që mundi 131-114 Charlotte, ndeshje që u vendos në periodën e katërt në favor të skuadrës vendase.

Antetokounmpo realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Lopez me 25, një dyshe që bëri diferencën për Bucks.

Fiton edhe Portland, që mposhti 120-107 Phoenix, ndeshje e dominuar nga basketbollistët vendës, ku më i miri në parket ishet McCollum me 26 pikë (65 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Sacramento triumfoi 102-94 në fushën e New York, sfidë ku miqtë dominuan në minutat e fundit dhe triumfuan falë Fox, që realizoi 30 pikë.

Koha shtesë nderon skuadrën e Minnesota, që mundi 135-130 Washington, sfidë me emocione dhe rivalitet. Towns ishte shënuesi më i mirë, me 40 pikë e 16 rebound për vendasit.