MENU
klinika

Serie A, Java 27

Claudio Ranieri e rinis me fitore te Roma

11.03.2019 - 22:32

Ka vuajtur jo pak ndaj Empolit, por Claudio Ranieri dhe Roma e tij në fund fitojnë 2-1 në “Olimpico”. Trajneri i ri jep efekt menjëherë dhe Roma që mund të shpresojë deri në fund për një vend në Champions.

Vendasit e nisën shumë mirë sfidën, duke gjetur golin e avantazhit me El Shaaraëy që në minutën e 9’. Ky ishte goli i nëntë i lojtarit këtë sezon në Serie A, vetëm në sezonin 2012/13 me Milan (16 gola) ai ka shënuar më shumë gola.

Megjithatë, autogoli i Juan Jesus vetëm tre minuta më pas ka barazuar gjithçka. Patrik Schick ka rikthyer avantazhin për kryeqytetasit pak përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit, sfida ishte e hapur dhe u vështirësua shumë në dhjetë minutat e fundit. Florenzi mori kartonin e dytë të verdhë ndërsa autori i golit të dytë, Schick, duhet të linte fushën i dëmtuar.

Dhe në minutën e 88’ Empoli shënoi një gol që u duk i rregullt, por VAR e anuloi. Një tjetër vendim i dyshimtë i teknologjisë. Empoli u mundua të bënte diçka në minutat e mbetura, por vendasit e ruajtën avantazhin e ngushtë deri në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN