Për herë të parë Kosova do të marrë pjesë në një fushatë eliminatore të Kampionatit Evropian dhe shorti e ka vënë në një grup me Anglinë.
Mesa duket, ‘3 luanët’ nuk e kanë vlerësuar maksimalisht Kosovën, e madje ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’ nuk do ta luajnë as në stadiumin ‘Wembley’, aty ku Anglia luan zakonisht ndeshjet zyrtare.
Vetë Federata Angleze ka njoftuar se ndeshja do të luhet në një stadium tjetër. Stadiumi në të cilin do të luhet ndeshja do të përcaktohet në një njoftim të dytë.
Hera e fundit që Anglia ka luajtur një ndeshje zyrtare larg “Wembley”-t, ka qenë në vitin 2008, kur Anglia luante ndaj Maqedonisë në ‘Old Trafford’.
Raste të tjera kur Anglia ka luajtur jashtë Londrës, ka qenë në ndeshje miqësore ndaj Kilit e ndaj Zvicrës. Gjithsesi, ndeshjen e parë Kosova do ta luajë përballë Danimarkës në Prishtinë, ku të gjitha biletat janë shitur.