Elseid Hysaj është lakuar shpesh në merkato, megjithatë, mbrojtësi shqiptar nuk ka lëvizur nga Napoli dhe duket se do të qëndrojë në Serie A, të paktën edhe për një sezon.
Javën e ardhshme është programuar të zhvillohet një takim mes Napoli-t dhe menaxherit të Elseid Hysaj për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit kuqezi, e cila skadon pas dy vitesh.
Lajmi është dhënë nga “Corriere dello Sport”, që ka shkruar se të dy palët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me miratimin e Ancelotti-t, i cili e konsideron shumë të rëndësishëm Hysajn për mbrojtjen e Napoli-t.
Hysaj ka luajtur 29 ndeshje në këtë sezon me “Axurrët”, në të cilat ka dhënë dy asiste. Mbrojtësi shqiptar nuk e ka gjetur ende golin e parë me fanellën e Napolit.