MENU
klinika

Raporti për Shqipërinë

BB: Kriza politike po tremb investitorët

02.04.2019 - 12:20

“Pasiguria politike në vend, dëmton biznesin në Shqipëri”, kështu vlerëson Banka Botërore.

Gjatë prezantimit të “Raportit Ekonomik Rajonal”, ekonomistja pranë BB në Tiranë, Esmeralda Shijaku tha se kriza politike në Shqipëri ka trembur investitorët.

Kriza politike ka bërë që investitorët të tremben. Pasiguria politike ka dëmtuar biznesin në vend. Sa më pak kriza të ketë politika e një vendi, më shumë investime ka gjasa të ketë, të brendshme dhe nga jashtë”, deklaroi Shijaku.

Ajo shtoi se ka rritje ekonomike në vend dhe janë rritur investimet e brendshme.

Ka një rritje ekonomike në vitet e fundit. Janë rritur investimet e brendshme. Ndërkohë, investimet e huaja vazhdojnë të zënë peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit”, tha më tej Shijaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinjal besimi në rritje

Banka Botërore vlerëson eurobondin

Zhvillim i produktit turistik

BB investon sërish në Gjirokastër

Jemi ndër vendet problematike

Banka Botërore, alarm për sigurinë ushqimore