Këngëtarja e njohur Morena Taraku përveç talentit të saj në muzikë, di si të tërheqë vëmendjen e shumë personave në llogarinë e saj në Instagram.
Morena është tepër e apasionuar pas tatuazheve dhe së fundmi kemi zbuluar edhe një personazh publik që ajo e adhuron.
Ajo ka publikuar një foto në Snapchat ku shfaqet portreti i Michael Jackson në krahun e saj.
Portreti i yllit të popit është gdhendur në trupin e Morenës dhe ajo ka dashur që këtë ta ndajë me të gjithë ndjekësit.
Këta të fundit janë surprizuar vërtet shumë nga këngëtarja kosovare dhe menjëherë kanë nxituar të kapin një screenshot.
“Kush tha që ai ka vdekur? MJ”, shkruan bukuroshja ndërkohë që tatuazhi duket i realizuar mjaft bukur!