Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini tha të hënën se ai ishte edhe një herë nën hetim, pasi refuzoi të linte emigrantët të zbrisnin nga një anije shpëtimi.
“Unë jam nën hetim edhe një herë për ‘burgim të rremë’,” tha Salvini në Twitter.
“Nuk e di nëse do të qesh me të apo jo,” tha ai, duke këmbëngulur se politika e tij e mbylljes së portit të Italisë për njerëzit që tentonin kalimin e rrezikshëm nga Libia në Itali ende qëndron.
Hetimi më i fundit lidhej me 47 personave të shpëtuar nga Libia nga anija Sea Watch 3, në pronësi të një bamirëseje gjermane.
Prokurorët në qytetin portik sicilian të Sirakuzës, ku anija u strehua nga moti i keq, kanë hapur një hetim për burgosjen e rreme dhe kanë akuzuar ministrin si të dyshuarin kryesor.
Kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando, i cili në janar kishte ofruar të lejonte anijen e Sea Watch të zbarkonte, tha se shpresonte që Salvini të “mos të tundohej që të përpiqej të shmangte drejtësinë edhe një herë me ndihmën e imunitetit parlamentar”.
Salvini, i cili është ministër i brendshëm dhe kreu i partisë së krahut të djathtë, ka deklaruar portet e Italisë të mbyllura për emigrantët dhe azilkërkuesit e paligjshëm që kur ai krijoi një koalicion qeverisës vitin e kaluar me Lëvizjen 5 yjet.
Në janar, tre gjykatës së Gjykatës së Katanias të zyrës së çështjeve ministrore firmosën urdhrin e mbërritur në Ministrinë e Brendshme italiane, që vinte nën hetim Matteo Salvinin me akuzën “sekuestrim i rëndë personi ndaj 187 emigrantëve të kombësive të ndryshme” që më datë 20 gusht të 2018 në bordin e anijes “Diciotti” mbërritën në portin e Katanias.
“Duke abuzuar me fuqinë e tij institucionale, ministri Salvini ka mohuar të drejtat njerëzore të 187 emigrantëve të anijes së rojes bregdetare italiane”, thuhej në urdhrin e Gjykatës së Katanias. Sipas Kushtetutës italiane, dënimi i përcaktuar nga kjo akuzë shkon nga 3 deri më 15 vite burg.
“Mbrojta e kufijve dhe mbrojtja e sigurisë së qytetarëve italianë, për mua vijnë para gjithçkaje. Nuk është kjo një e drejtë e imja por një detyrim i imi si Ministër”, ka replikuar Matteo Salvini.
“Neni 52 i Kushtetutës italiane thotë se mbrojta e atdheut është detyrë e shenjtë e çdo qytetari e aq më shumë kur ai është Ministër” tha ai.
“Unë nuk ndryshoj asnjë centimetër qëndrim në idenë time, pasi dua të mbroj atdheun tim, e të mbroj jetë njerëzish. Në Itali nuk do të zbarkojë më askush. Jo më barka, gomone, anije, skafistë, trafikantë, miqtë e dikujt, organizata humanitare etj. Nuk zbarkon më askush në brigjet italiane”, ka deklaruar ai.