Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka terrorizuar Fushë-Krujën. shpërthimi është dëgjuar në orët e para te mëngjesit të sotëm në fshatin Kamberas.
Nga informacionet e para mësohet se një sasi lënde plasëse i është vënë biznesit të një të riut, në një oficinë.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa pronar i saj është një 36 vjeçar me iniciale B.D., sakaq policia po heton mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë Krujë , në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.