MENU
klinika

Deklarata

“Admir Muratajn nuk e vrau policia, ja kush e qëlloi”

23.04.2019 - 08:36

Ende mbetet mister fakti se kush e qëlloi Admir Muratajn.

Shokët apo policia? Ish-zyrtari i policisë, Shemsi Prençi tha se nuk e beson faktin se Murataj është vrarë nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri, në grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, Prençi tha se plaga në kokë është shumë e madhe.

Unë personalisht nuk besoj që e ka ekzekutuar policia. Plaga është shumë e madhe. Ne kemi thënë që grupi i grabitësve kishte fishekë blindëshpues.

Plaga që ndodhet në pjesën e djathtë të kokës është plagë shkatërruese. Policia disponon armë që dimë ne, pistoleta dhe kallashnikov.

Policia një gjë e di shumë mirë që nuk lejohet të mbajë fishekë blindëshpuese. Gjurma sipas meje mund të jetë me një plumb më të madh nga armët që përdor policia”, tha Prençi.

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika