Pas humbjes së hidhur që i kushtoi eleminimin nga Champions League, në Barcelonë kanë nisur menjëherë spekulimet për ndryshime në klub.
Siç raportojnë mediat e huaja, drejtuesit e Barçës janë zhgënjyer së tepërmi nga gabimet e trajnerit Valverde dhe po mendojnë ta zëvendësojnë teknikun spanoll.
Emri i parë që lakohet për të marrë drejtimin e gjigandëve spanjoll është ai i holandezit të Ajaxit Erik ten Hag i cili po shkruan historinë me harkëtarët në këtë sezon.
Ajo që tërheq më së shumti katalanasit është se Ten Hag ka ide të ngjashme me Guardiolën.
Arkitekti i holandezëve ndiqte gjithmonë nga afër seancat stërvitore të Pep tek Bayerni pasi atë kohë drejtonte Bayern 2 dhe ka marrë shumë nga mënyra e lojës që aplikon trajneri katalanas.
Ten Hag ka mahnitur gjithë Europën këtë sezon me lojën e zhvilluar dhe nëse ai merr drejtimin e Barcelonës, spanjollët do të ishin vërtet të frikshëm.