Një aksident i rëndë është shënuar në Berat, ku një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë 3-vjeçar.
Mësohet se shoferi i makinës pasi ka përplasur të miturin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shoferit.
Në pranga është vënë shtetasi A.H.m, 48 vjeç banues në Drenovicë, Ura Vajgurore.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.