Mauro Icardi është një ndër çështjet më të përfolura në shtëpinë e Interit.
Bashëshortja e sulmuesit argjentinas, Wanda Nara ka vazhduar të flasë për situatën e Mauro Icardit te Interi.
Menaxherja e lojtarit ka thënë se Icardi dëshiron të qëndrojë te Interi. Por sipas modeles argjentinase, dikush brenda klubit zikaltër nuk e dëshiron Mauriton në Giuzeppe Meazza.
“Unë vazhdimisht e përsëriti se Icardi do të qëndrojë këtu, ndërsa gazetat shkruajnë se ai do të largohet. Shumë skuadra e duan Icardin, por nga ajo që thotë Spalletti duket se dikush brenda skuadrës dëshiron largimin e tij”, tha Wanda.
32-vjeçarja ka folur edhe për një kalim të mundshëm të sulmuesit tek kampionët e ri të Italisë, Juventus. Sipas saj, sulmuesi i Interit do të përshtatej me Cristiano Ronaldon në fazën e sulmit.
“Icardit do t’i pëlqente të shkojë te Juventusi. Ai do të përshtatej mjaft mirë me Ronaldon në sulm”, theksoi Wanda.
Kjo deklaratë pritet të shkaktojë shumë bujë në Itali, me Juventusin që ka marrë një sinjal të qartë nga ish-kapiteni zikaltër.
Nga ana tjetër, Interi duket se është gati ta lërë të lirë sulmuesin të largohet nëse mbërrin një ofertë prej 70 milionë eurosh.