MENU
klinika

Foto

Njihuni me Efehan, publikohet fotoja e parë

22.05.2019 - 11:42

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër pak kohë më parë.

Që pas lindjes së vogëlushit Efehan, Almeda dhe bashkëshorti i saj kanë ndarë disa momente para dhe pas lindjes, megjithatë ende nuk kanë publikuar asnjë foto të plotë të djalit të tyre.

 

Së fundmi, Almeda ndau me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj, takimin e parë me djalin pas lindjes.

Emocioni shfaqet edhe në foto, ku sytë e Almedës janë të përlotur dhe lumturia ndihet në ajër.

Kujtojmë se djali i tyre erdhi në jetë në një spital privat në Stamboll.

Çifti janë bërë prindër për herë të parë dhe janë duke shijuar këtë moment të veçantë në jetën e tyre.

Siç ka zbuluar edhe Almeda dhe Tolga më parë, vogëlushi i tyre quhet Efehan dhe emri i tij mbart një kuptim të veçantë për çiftin pasi Almeda ka preferuar emrin Efe, por Tolga shton “Han” sepse shumë prej familjarëve të tij ju mbaron emri kështu.