Në datën 3 qeshor, Mbretëresha, Princi William, Princi Harry dhe Kate Middleton pritet të takojnë presidentin Donald Trump dhe bashkëshorten e tij, Melani, gjatë vizitës së tyre në ishull, por duket se një nga pjestaret e familjes mbretërore. Pikërisht, Meghan Markle.
Sipas atyre që raportohen, Harry do të drekojë privatisht me Donald dhe do të flasin për çfarëdo teme që krerët e shteteve flasin, ndërkohë William dhe Kate do të pijnë çaj me presidentin e Amerikës gjatë ditës së dytë të vizitës së tij.
Dukët e Cambridge më pas do ti bashkohen Princi Charles dhe Dukeshës Camilla, për një ceremoni që do të bëhet në Buckingham Palace për nder të Trump.
Gjatë këtyre takimeve gjithsesi, Meghan Markle nuk do të jetë prezente dhe jo vetëm sepse ka zgjedhur të qëndrojë në shtëpinë e saj, për tu kujdesur për të voglin Archie, por sepse bashkëshortja e Harry nuk është ndonjë fanse e madhe e miliarderit amerikan.
Dikur Meghan e ka quajtur Donald si “përçarës” dhe “diskriminues” dhe ishte një mbështetëse e madhe e Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.
Në një intervistë në atë kohë ajo shpjegoi: “Kur po filmoja “Suits” doja të shkoja në Canada dhe mos kthehesha më në Amerikë.
Trump është përçarës, mendoni për votat e femrave. Mendoj se Partia Republikane i ka humbur të gjitha pikët me zgjedhjen e tij si kandidat.
Nuk do votoj për Hilaryn vetëm se është grua por edhe pse Trump është diskriminues dhe na e ka bërë të lehtë që të zgjedhim një anë.”