MENU
klinika

Trajler

“Rambo 5” gati në shtator/ Si do të shfaqet Stallone?

03.06.2019 - 12:53

Së fundmi Janë publikuar pamjet e para të vazhdimit të pestë dhe të fundit të filmit për legjendarin John Rambo, me titull “Rambo: Last Blood”.

Kam jetuar në botën e vdekjes. I kam parë njerëzit që i dua duke vdekur, disa shpejt nga plumbi, ndërsa nga të tjerët nuk ka mbetur shumë as për t’i varrosur. Gjatë gjithë këtyre viteve i kam ruajtur fshehtësitë, por ka ardhur koha që të përballem me të kaluarën time”, thuhet në fillim të videos.

Sylvester Stallone ishte 35 vjeç në kohën kur u xhirua filmi i parë për Rambon (“First Blood”). Tani aktori është plot 72 vjeç dhe është gati për t’u shfaqur në Rambo 5.

Vazhdimi i ri i filmit përcjell ngjarjen e protagonistit kryesor, i cili udhëton në Meksikë për ta kthyer vajzën e rrëmbyer të mikut të tij.

Megjithatë, gjërat komplikohen kur gjatë atij udhëtimi gjendet përballë një prej karteleve më të dhunshme meksikane.

Regjinë e filmit e ka bërë Adrian Grunberg, kurse skenarin e ka shkruar vet Stallone në bashkëpunim me Matt Cirulnick.

Paz Vega, Louis Mandylor, Sheila Shah, Yvette Monreal, Oscar Jaenada, Sergio Peris-Mencheta, janë disa prej aktorëve të tjerë të kastit që luajnë për  “Rambo: Last Blood” që pritet  të shfaqet premierë në muajin shtator të këtij viti.