Toronto Raptors është hakmarrë në finalen e NBA, pasi fitoi me rezultatin 109-120 ndeshjen e tretë ndaj Golden State Warriors, duke shkuar në 2-1, në bilancin total të takimeve.
Një Stephan Curry “magjik”, që shënoi 47 pikë, dha 7 asiste dhe rikuperoi 8 topa në tabelë, nuk i mjaftoi Warriors, që të shmangnin humbjen në “Oracle Arena” të Oaklandit.
Sfida nisi mjaft e mirë për miqtë, që arritën të fitojnë me 7 pikë diferencë që në fraksionin e parë, ndërsa arritën të ruajnë dominimin në të katër pjesët e lojës.
Kawhi Leonard dhe Kyle Lowry ishin protagonistët e suksesit të skuadrës kanadeze, pasi të dy së bashku realizuan 53 pikë, 15 asiste dhe 11 rikuperime.
Kjo ishte ndeshja e tretë mes dy skuadrave dhe e para e luajtur në Oakland, pasi dy të tjerat ishin luajtur në “Scotia Bank Arena” të Torontos dhe të dy ekipet fituan nga një.
Sfida e katërt mes finalisteve do të luhet sërish në “Oracle Arena”, më datën 8 qershor, ndërsa këtë herë Warriors janë të dënuar të fitojnë, që të sigurojnë baraspeshën para se beteja të zhvendoset sërish në Toronto.