MENU
klinika

Shtyu yllin e Toronto

Aksionisti i Warriors e pëson keq!

07.06.2019 - 18:00

Gjatë finales së tretë play off mes Golden State dhe Toronto, në periodën e katërt ka ndodhur një incident në fushë.

I përfshirë lojtari i skuadrës kanadeze Kyle Lowry dhe një tifoz, Mark Stevens.

Gjithsesi, pas hetimeve është mësuar se tifozi i ulur në rreshtin e parë nuk është një fans i zakonshëm, por një nga aksionistët në minorancë të skuadrës së Golden State.

Gjatë ndeshjes, Lowry “fluturon” për të kapur një top që po dilte nga fusha dhe përfundon te tifozët.

Stevens i jep një të shtyrë basketbollistit të ekipit kanadez, që më pas tha se është është fyer e sharë nga tifozi. NBA nisi hetimet për këtë ngjarje dhe mori një dënim të rëndë për aksionistin e skuadrës së Warriors.

Për një vit, ai nuk duhet të shkelë në asnjë nga stadiumet e NBA-së për të ndjekur “live” ndeshjet.

E sikur të mos mjaftonte kjo, ai është gjobitur edhe me 500 mijë dollarë nga NBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN