Ministri i Jashtëm i Japonisë tha për BBC se ai iu ka kërkuar dy udhëheqësve të ardhshëm konservatorë të shmangin një Brexit pa marrëveshje.
Taro Kono tha se bisedimet tregtare nuk mund të zhvilloheshin derisa Britania e Madhe të largohet nga BE.
Kompanitë japoneze ishin “shumë të shqetësuara” për implikimet e Brexit pa një marrëveshje, tha ai.
Duke folur për BBC përpara takimit të G20 në Osaka, ai tha se i kishte kërkuar edhe Hunt, sekretarit të tanishëm të jashtëm, dhe paraardhësit të tij, Johnson, për t’i dhënë rrugëzgjidhje Brexit.
“Sa herë që kishim një takim, kjo ishte një nga çështjet kryesore” tha ai.
“Në Mbretërinë e Bashkuar ekzistojnë mbi 1,000 kompani japoneze, kështu që ne jemi shumë të shqetësuar. Kjo do të kishte një ndikim shumë negativ në operacionet e tyre”-shtoi më tej.
Kono tha se Japonia nuk donte të prishë marrëdhëniet ekonomike me Mbretërinë e Bashkuar.
Ai gjithashtu dyshoi se Britania e Madhe mund të nënshkruante një marrëveshje të re tregtare me Japoninë, ose vende të tjera, përpara se të dilte nga BE.
“Unë nuk mendoj kështu,” tha z. Kono kur u pyet nëse ai mendonte se ishte e mundur, duke shtuar se do të kishte “një lloj hendeku” para se të merrej një marrëveshje.