MENU
klinika

Sherr në Suedi!

Wow! Arrestohet ish i dashuri i Kendall Jenner

04.07.2019 - 11:57

E siç çdo gjë tjetër që ka të bëjë me Kardashians, sigurisht edhe arrestimi i ish të dashurit të Kendall mori vëmendjen maksimale të medias.
ASAP Rocky është arrestuar në Suedi pasi akuzohet për sulm!

Prokurorët thonë se arrestimi erdhi pas një përleshjeje të dielën në kryeqytetin e Stokholmit, ku ai ishte duke performuar në një festival të quajtur Smash.

Në një video, që është publikuar në internet, shihet teksa ASAP Rocky dhunon një tjetër mashkull duke e qëlluar me grushte.

Por reperi gjithashtu ka publikuar videot e tij në mediat sociale, për të cilat thonë se janë bërë para sherrit, në momentin kur personi në fjalë po e ndiqte.

Në videot e publikuara nga reperi në Instagram dëgjohet teksa ai dhe njerëzit me të cilët është, i kërkojnë në mënyrë të përsëritur një burri për të mos i ndjekur më.

Prokuroria e Suedisë thotë se ASAP Rocky është një nga katër personat që janë arrestuar.

Nga tre të tjerët që janë arrestuar, dy janë të dyshuar për sulme të rënda. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN