Dukesha Meghan Markle ju bashkua mikeshave te saj këtë të enjte për të parë ndeshjen e Wimbledon, ku lunate kampionja Serena Williams.
Ish ylli i BBC, Sally Jones, 64 vjec, ishte në të njëjtin rresht me dukeshen në zonën e stadiumit ku po luhej ndeshja.
Në momentin që ai nxori telefonin për të bërë një video selfie me Serena Williams, bodyguardi i dukeshës e mbuloi atë me shpatulla duke thënë që nuk lejohet të shkrepen foto, sepse Meghan ishte aty privatisht.
Jones ka thënë se ai as nuk e kishte vënë re prezencën e saj deri në momentin që bodyguard e kishte paralajmëruar.
Ai u shpreh gjithashtu se sjellja që ajo dhe princ Harry bëjnë është e ngjashme me atë të yjeve të televizionit dhe jo me atë të një familjeje mbretërore.