Këshilltari special Robert Mueller do të dëshmojë përpara Kongresit për gjetjet e hetimit lidhur me Rusinë më 24 korrik, një javë më vonë seç ishte planifikuar fillimisht.
Mueller ishte planifikuar të raportonte mbi hetimin për ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse dhe lidhjet midis Rusisë dhe fushatës së Donald Trump më 17 korrik. Por ligjvënësit në të dyja palët u ankuan se kohëzgjatja e shkurtër e seancave nuk do të lejonte kohë të mjaftueshme për të gjithë anëtarët për të bërë pyetje.
Sipas marrëveshjes së re, Mueller do të dëshmojë për një periudhë të zgjatur kohore, tre orë në vend të dy, përpara komisionit gjyqësor. Ai pastaj do të dëshmojë përpara komisionit të inteligjencës në një seancë të veçantë.
Në deklaratën e përbashkët, panelet thanë se seanca më e gjatë “do të lejojë publikun amerikan të fitojë një pasqyrim më të qartë lidhur me hetimin e këshillave të posaçme dhe dëshmitë e zbuluara lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe pengimin e mundshëm të Presidentit Trump për drejtësinë dhe keqpërdorimin e pushtetit” .
Mueller ka shprehur ngurrimin e tij për të dëshmuar dhe tha se ai nuk do të shkojë përtej asaj që është në raportin e tij prej 448 faqesh. Demokratët pritet ti kërkojnë Muellerit konkluzionet.
Në muajin mars, Mueller paraqiti pranë Prokurorit të Përgjithshëm William Barr raportin e tij prej 400 faqesh mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, për të parë nëse fushata Trump ose bashkëpunëtorët e Trump-it komplotuan me Rusinë në këto përpjekje dhe nëse Trump kërkoi të pengonte drejtësinë.
Ditë më vonë, Barr lëshoi një përmbledhje prej katër faqesh të raportit të Mueller, të cilin avokati i posaçëm tha “nuk e kapi plotësisht kontekstin, natyrën dhe përmbajtjen” e hetimit të tij.
Në raportin e tij, Mueller tregonte me detajepërpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016, kontaktet e shumta midis fushatës Trump dhe bashkëpunëtorëve me rusët.
“Prandaj, ky raport nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka kryer një krim, por gjithashtu nuk e përjashton mundësinë”, shkroi Mueller, duke shtuar më vonë se përpjekjet e Trump për të ndikuar në hetimin ishin kryesisht të pasuksesshme.