MENU
klinika

Parashikimi

Reshje shiu në të gjithë vendin, mësoni si pritet të jetë moti sot

16.07.2019 - 08:50

Ditën e sotme pritet të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.

Sipas asaj që parashikon IGJEUM, reshjet priten në të gjitha qarqet, ndërsa më intensive do të jenë Vlorë dhe Gjirokastër.

Parashikimi:

Sot priten reshje të dobëta dhe mesatare në të gjithë qarqet Reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, bresher dhe ere te forte momentale). Kjo mundësi pritet të jetë shumë më e lartë në qarqet jugore, veçanërisht në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 22 °C

në vendet e ulëta: 17 / 23 °C

në vendet malore: 14 / 16 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe kryesisht bregdetare dhe jugore pritet të fryjë deri e fortë.

Nesër (e martë, dt.16) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në disa qarqe kryesisht bregdetare dhe veriore pritet të fryjë deri e fortë.

Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë