MENU
klinika

Ecuri negative në kampionatin europian

Kombëtarja e basketbollit U-20 për të ardhur keq!

18.07.2019 - 17:52

Kombëtarja U-20 në basketboll për djem e ka mbyllur në vendin e parafundit fazën e grupeve të Kampionatit Europian të kësaj grupmoshe, Divizioni B, ndeshjet e të cilit po luhen në Portugali.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Henri Moja arriti 1 fitore (ndaj Rumanisë) dhe pësoi 3 humbje (ndaj Çekisë, Bullarisë e Finlandës) në ndeshjet e vlefshme për Grupin B të këtij Divizioni.

Për pasojë, kombëtarja kuqezi do të vijojë këtë Europian në grupin e skuadrave që do të duelojnë për vendet 9-16.

Shqipëria, ndeshjet e radhës, do ta zhvillojë ndaj Bjellorusisë.

Paraqitja e deritanishme e kombëtares kuqezi ka qenë me hope edhe pse fitorja ndaj Rumanisë ka qenë një triumf i rëndësishëm, duke i dhënë mundësinë të evitojë grupin e vendeve të fundit.

Rezultatet teknike

Shqipëri – Finlandë, 48-87

Shqipëri – Bullgari, 62-82

Shqipëri – Republika Çeke, 76-111

Shqipëri – Rumani, 73-68

Vendet 9-16 (18 korrik)

Shqipëri – Bjellorusi