MENU
klinika

Do të organizojë lojën

Një tjetër amerikan/ Vllaznia nuk ndalet në merkato!

19.07.2019 - 19:04

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj vazhdon të surprizojë në merkaton e verës.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, ekipi shkodran zyrtarizon blerjen e basketbollistit amerikan Jornathan Hudson.

Një fantasist, 1.80 metra i gjatë, që do të marrë përsipër organizimin e lojës së ekipit të Vllaznisë sezonin e ardhshëm 2019-2020 në Superligë.

32-vjeçari ka luajtur në disa ekipe europiane sezonet e fundit dhe është me përvojë në arenën ndërkombëtare.

Hudson është amerikani i dytë që firmos brenda një jave me Vllazninë, pas shtatlartit Nick Evans. Ai konsiderohet një basketbollist me shumë vizion në sulm, që pritet t’i japë një tjetër pamje lojës së ekipit shkodran, pretendent sezonin e ardhshëm. Vllaznia synon të ndërtojë një ekip pretendent si në Superligë ashtu dhe Ligën Ballkanike sezonin e ardhshëm.

Ekipi shkodran do të drejtohet nga trajneri bullgar Nikolai Gospodinov, që pret të tjera përforcime gjatë merkatos së verës, nga tregu vendës dhe ai i huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një gjigand në Shkodër!

Vllaznia merr përforcime nga Amerika!

Ecuri negative në kampionatin europian

Kombëtarja e basketbollit U-20 për të ardhur keq!