MENU
klinika

'Të bashkuar për ndryshim'

“PD forcë fituese”, Basha mesazh nga Himara

26.07.2019 - 10:30

Kryedemokrati Basha në kuadër të turit të tij takimeve është ndalur sot në Himarë.

Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”. – u shpreh Kryetari Basha në takimin me demokratët e Himarës.

Kreu i opozitës tha se kjo bashki është pasqyra më e mirë e problematikës së vendit: grabitje e pronave, hajdutëri e hapur qeveritare, paligjshmëri, shkatërrim i sipërmarrjes së vogël e të mesme, mungesë totale e vizionit për zhvillimin ekonomik, në veçanti në fushën e turizmit apo të shfrytëzimit të detit dhe, mbi të gjitha, mungesën totale të çdo lloj përkujdesjeje ndaj intereresit qytetar.

“Interesi publik është i pari që sakrifikohet për interesat e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish, me të cilët ka kapur dhe ka mbajtur pushtetin gjithë këto vite” – theksoi zoti Basha në Himarë, ku vuri në dukje rritjen e besimit për PD dhe bashkëpunimin e saj me çdo faktor lokal dhe kombëtar për të sjellë sa më shpejt ndryshimin.