Javë më parë në Gjykatën Speciale u ftua kryeministri në dorëheqje, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Por, sot edhe një bashkëpartiake ka marrë ftesën nga kjo Gjykatë. Deputeja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe ish pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj është e ftuara e radhës nga kjo Gjykatë.
Ajo në një prononcim për mediat në Kosovë ka konfirmuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.
Ndërsa e pyetur se kur do të paraqitet në Hagë, si dhe në çfarë cilësie, deputetja e AAK-së është shprehur se nga Gjykata Special ende nuk e ka marrë ftesën.
“Unë sot jam kontaktuar nga gjykata, ftesën nuk e kam marr ende.
Ju ka interesuar vendndodhja e ime për me dorëzu ftesën”, ka deklaruar Kadrijaj.