MENU
klinika

Politikat përçarëse

Johnson, kryeministri i fundit i Mbretërisë së Bashkuar?

03.08.2019 - 14:46

Boris Johnson, kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, dëshiron që britanikët të dinë se ai e do vendin e tij.

Në mënyrë të veçantë, ai dëshiron që ata të dinë se ai e do Unionin midis katër kombeve që përbëjnë Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandën Veriore.

Fatkeqësisht për Johnson, gjatë vizitave të tij në të katër kombet në fillim të kësaj jave, Johnson u përball me një numër protestuesish. Johnson e ka bërë plotësisht të qartë se ai kërkon Brexit  pa një marrëveshje.

Në Skoci, Nicola Sturgeon, drejtuesi i Partisë Kombëtare Skoceze pro-Pavarësisë, u tha mediave lokale se Johnson nuk kishte “guxim” për t’u përballur me njerëzit skocez gjatë vizitës së tij.

Në Uells, ai u kritikua se nuk kishte një plan për të parandaluar pasojat më të rënda të një Brexit pa marrëveshje, veçanërisht për fermerët.

Dhe në Irlandën Veriore, e cila përballet me pasojat më të rënda të mosmarrëveshjes, Johnson u përball me protestuesit që mbanin pankarta ku shruhej se “Brexit do të thotë kufij”.

Ky është një problem për një kryeministër për dy gjëra: dorëzimin e Brexit më 31 tetor dhe bashkimin e vendit të tij.

Ruajtja e Unionit është kritike për partinë që Johnson tani drejton, e quajtur zyrtarisht Partia Konservatore dhe Unioniste.

Në Skoci, “kundërshtimi ndaj pavarësisë tani varet nga mbështetja për Brexit”, thotë Rob Ford.

62% e Skocisë votuan të mbeten në BE, kuptohet pse nacionalistët skocezë po ndjehen optimistë për një votim të dytë të pavarësisë.

Situata ndryshon në Uells, por ajo që ka Uellsi është një lëvizje e fortë nacionaliste që nuk i pëlqen historikisht Partisë Konservatore. Problemi më i madh i Johnson këtu është tjetërsimi i këtyre votuesve dhe shpërndarja në mënyrë efektive e më shumë vendeve parlamentare të Uellsit për partitë opozitare.

Duket e pamundur që politika e Johnson mund të lërë të kënaqur të katër anët e Mbretërisë së Bashkuar, të paktën përpara se të përfundojë Brexit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN