Daily Express po e quan këtë “efektin e Boris”.
Mbështetësit ende besojnë se Johnson është i aftë të fitojë një zgjedhje të përgjithshme, që mund të ndodhë brenda disa muajsh.
Dhe ka nga ata me të drejtë që mendojnë se, personaliteti i Johnson-it ose “karizma” mund ti bindë të rinjtë. Ata e kanë gabim.
Angazhimi fanatik i anëtarësisë Konservatore për t’u larguar nga BE në 31 tetor, nuk i afrohet aspak dëshirave të shumicës dërrmuese të të rinjve, tetë në 10 prej të cilëve dëshirojnë ta zgjidhin këtë krizë përmes votës së popullit.
Kabineti i ri i Johnson,u dërgon një mesazh të qartë të rinjve: ne nuk ju përfaqësojmë ju dhe nuk i ndajmë vlerat tuaja.
Një raport i fundit i Barnardo zbuloi se më shumë të rinj mendojnë se Brexit është një kërcënim më i menjëhershëm për të ardhmen e tyre sesa ndryshimi i klimës.
Banka e Anglisë paralajmëron tani për një në tre mundësi për recession, dhe kjo do të ndodhë edhe nëse ka një marrëveshje.
Dëmi për ekonominë është i pakontestueshëm, dhe megjithatë forma e vetme më shkatërruese e Brexit është gati të na imponohet pa miratimin tonë.
Dhe edhe sikur të rinjtë të ishin në të vërtetë dakord për Brexitit, ata prapë do ta refuzonin Johnson.
Ky është një kryeministër, që besonqartë se mbijetesa e tij politike i shërbehet më së miri duke injoruar dhe tjetërsuar gjeneratën time, dhe deputetët e mbështesin atë me shpresën se ai do të shpëtojë vendin e tyre në këtë proces. Ne nuk kemi asnjë iluzion të tillë.
Dhe nëse ai bën thirrje për një zgjedhje të përgjithshme, ai shpejt do t’i konsiderojë mijëra të rinj që protestuan në Londër në ditën e parë të detyrës një kujtim të lumtur.
Lara Spirit