MENU
klinika

Detaje...

Të pathënat dhe skandalet në Sunny Hill Festival

05.08.2019 - 17:19

8900 bileta të shitura online, me çmime që variojnë nga 50 euro, deri në 250 euro për biletat VIP, ishin shifrat e SunnyHillFestival në Prishtinë.

Por siç ndodh rëndom, kur organizojnë shqiptarët… për t’u bërë milionerë brenda natës, gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Peripecitë.

Edhe pse njerzit paguan 80 euro për biletën, askush nuk kishte lajmëruar 9000 personat që kanë blerë biletën apo edhe më shumë që ishin present në festival, se Organizatorët, kishin menduar që meqë “Online Taxi” ishte sponsor aktiviteti, të ishte taksia e vetme që do të punonte linjën nga Prishtina drejt parkut të Gërmisë, ku zhvilloj SunnyHillFestival.

Në funksion të privatit “online taxi” që një taksixhi tjetër na thotë se është në pronësi të nënkryetarit të Kuvendit, ishte vendosur gjithë administrate shtetërore. Policia rrugore të bllokonte rrugën; nuk lejonte të kalonte asnjë taksi tjetër, apo makinë për të shkuar te parku.

Dhe të mendosh se kjo linjë taksish, kishte vetëm 40 mjete.

Në Sunny Hill Festival nuk lejoheshin as cakmakët?! Dhe jo se do ti vinin flakën skenës jo. Ishte mundësi për një biznes aty brenda. Do shiteshin cakmakët e ndonjë biznesi brenda festivalit.

Performancat

Gashi. Ai që pritej me ovacione, që u duartrokit pa fund, u duk se ishte në formë jo të mirë për të qenë në skenë. Ishte shumë keq. Nuk këndonte dot. Vetëm fliste. Nuk u dëgjua një këngë prej tij.

Por skandali nuk mbaron këtu. Në përpjekje për të fituar zemrat e publikut hidhet në turmë. Aty, sic duket ai vetë pretendon se të rinjtë poshtë skenës i vodhën zinxhirin e floririt që kishte në qafë.

Hipi në skenë. Ofroi 50 mijë dollar për atë që i gjente zinxhirin. “Motherfucker”, “fuck you” etj etj ishin të zakonshme. Zbriti nga skena me bodigardët e vet. Me mikrofon u thoshte të rinjve poshtë skenës “Move, move”, në përpjekje për të gjetur zinxhirin e floririt të humbur.

Në faqen e Sunnyhillfestival në Instagram, kur vjen puna për komentet e Gashit qytetarët e kanë shprehur zemëratën.

“Ti vijë turp për atë gjuhë. Skandal. Dhe ai akoma nuk ka kërkuar falje” thotë një prej të pranishmëve.

“Ishte I tmerrshëm dhe ekstremisht jo professional” thuhet në një koment tjetër.

“Ky ishte momenti më I keq I Sunny Hill për këtë vit”, shkruan një fanse tjetër.

Epo çfarë organizimi!!!! Ndoshta dhe organizatorët mësojnë nga gabimet e pafalshme të SunnyHillFestival.