MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Johnson dhe arti i humbur i diplomacisë…

08.08.2019 - 09:29

Gjatë fushatës së referendumit për largimin e Britanisë nga BE, Barack Obama paralajmëroi se Brexit e vuri Britaninë në rrezik  si një fuqi globale tregtare.

Boris Johnson, kryetari i atëhershëm i Londrës, e quajti “mosmirënjohje” ndaj Mbretërisë së Bashkuar.

Nuk ka simetri të ndikimit në “marrëdhënien speciale”. Njëra anë është një superfuqi, tjetra jo.

Besimi se Britania do të ishte më mirë pa anëtarësimin në BE, mbështetet nga një ndjenjë e aftësisë së vendit si aktor solo në skenën globale.

Dominic Raab, sekretari i jashtëm, u takua shkurtimisht me Donald Trump në Uashington këtë javë. Liz Truss, sekretari i tregtisë ndërkombëtare, ishte gjithashtu në SHBA, duke premtuar se Britania do të “gjurmonte me shpejtësi” një marrëveshje të re tregtare.

Nuk ka rëndësi që Presidenti Trump ka aprovuar veprimet e Johnson, madje as që sekretari i tij i shtetit Mike Pompeo thotë se SHBA do të presë “në pragun e derës me stilolapsin në dorë”.

E vërteta në lidhje me ekuilibrin e fuqisë në një negociim tregtar në Mbretërinë e Bashkuar u shpalos këtë javë nga ish-sekretari i tregtisë amerikane Larry Summers kur tha: “Britania është e dëshpëruar. Kjo dobësi do të përkeqësohet nga Brexit. Megjithatë, Johnson nuk po bën asnjë përpjekje në marrëdhëniet me Angela Merkel, Emmanuel Macron ose ndonjë prej lojtarëve në këshillin e BE që do të zgjidhin fatin e Britanisë deri në afatin e Brexit të 31 Tetorit”.

Kjo është pjesërisht një ndikim për të sinjalizuar se strategjia e bisedimeve ka ndryshuar.

Udhëheqësit kontinentale kanë për qëllim të vëzhgojnë ecjen e Johnson drejt një përfundimi pa marrëveshje, dhe atëherë pritet që ata të zbusin këmbënguljen e tyre.

BE do të preferonte një Brexit të rregullt, por forca e negociatave e Britanisë prish rregullin, me një ritëm të përshpejtuar në skenarët më të çuditshëm.

Për dekada të tëra, politika e jashtme britanike ishte hartuar në parimin e urës midis SHBA-së dhe Evropës kontinentale. Londra kishte një funksion unik ndërmjetësues i cili vlerësohej në Bruksel dhe në Uashington.

Brexit rrëzoi një shtyllë mbështetëse të asaj ure, por akoma Johnson duket se nuk e ka vënë re sepse ndërtesa do të shkatërrohet dhe do të rrëshqasë në det.

Nuk është vonë për një qasje më realiste. Ai ende mund të angazhohet me liderët e BE-së në një frymë profesionalizmi dhe respekti. Mjerisht, ato nuk janë cilësi që shfaqen shpesh nga Johnson.

Diplomacia dikur ishte një burim i ndikimit britanik në botë. Nuk duhet të befasohemi nëse vendi merr fund nga kryeministri i tij totalisht jodiplomatik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?