MENU
klinika

"Qëllimi ynë është..."

Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër, reagon ashpër Basha

19.08.2019 - 13:10

Në lidhje me situatën e tensionuar sot në Shkodër ka ardhur edhe reagimi i kryedemokratit Basha.

Finalizimin e kësaj situate me konstituimin e këshillit të ri bashkiak dhe betejën në Shkodër Basha e cilëson si beteja e çdo shqiptari që do qeverinë e pastër nga krimi dhe korrupsioni.

Reagimi i Bashës:

Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.

Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit.

Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk