MENU
klinika

Situata në Britani

Mbreti Johnson kundër Parlamentit

29.08.2019 - 16:43

Niccolò Machiavelli kishte disa këshilla për t’u marrë me armiqtë. Nëse do t’i plagosni, sigurohuni që ata të përfundojnë të vdekur, ose me një dëmtim aq të madh sa kurrë mos të kërkojnë hakmarrje.

Në marrëdhëniet me armiqtë e tij politikë, kryeministri britanik Boris Johnson ka dështuar.

Problemi i Johnson është ky: Ai fitoi duke premtuar se do të largoheshin nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor.

Një shumicë ndër-partiake e anëtarëve të parlamentit, përfshirë disa që janë ende anëtarë të Partisë Konservatore, kanë planifikuar të kundërshtojnë këtë përpjekje. Gjatë verës, pati dy tentativa për të frenuar këtë përpjekje: pezullimi i Parlamentit ose zgjedhjet.

Të dyja strategjitë u kundërshtuan nga deputetët, shërbimi civil dhe madje edhe njerëzit që tani janë ministra në kabinetin e Johnson.

Normalisht kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen në këto rrethana. Por në këtë rast, dorëheqja e tij thjesht do të shkaktonte zgjedhje.

Në BBC Radio pasdite pasi pezullimi parlamentar kishte dalë në shtyp, Johnson argumentoi se ishte e nevojshme për të lejuar qeverinë të miratonte ligjin për “përmirësime të infrastrukturës”.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercow, e tha haptas: “Sidoqoftë është e qartë që qëllimi do të ishte të ndalonte Parlamentin të debatojë për Brexit dhe të kryejë detyrën e tij.”

Dhe një sondazh i menjëhershëm i opinionit tregon që vetëm 27 përqind mbështesin lojërat e Johnson, me 47 përqind që kundërshtojnë. (Pjesa tjetër nuk e di.)

Britanikët nuk janë veçanërisht të dashuruar me politikanët e tyre, por ata kujdesen për institucionet e tyre.

Më shumë se 800 vjet pasi mbreti John u detyrua të nënshkruajë Magna Carta, duke vendosur që monarkët nuk ishin mbi ligjin dhe duke i hapur rrugën demokracisë parlamentare, një kryeministër i pazgjedhur britanik po lë mënjanë përfaqësuesit e zgjedhur.

Pra, fare mirë ai mund të përshkruhet si Mbreti Johnson kundër Parlamentit.

Kjo strategji nuk  funksiononoi dhe aq  për Mbretin Gjon, duke mos marrë parasysh  Stjuartët.

Foreign Policy

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN