03.09.2019 - 14:55
Kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbajë ditën e sotme një mbledhje me të deleguarit e partisë në qarqe.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 18:00, ndërsa të enjten ka thirrur në takim aleatët në orën 13:00.
Gjatë këtyre takimeve do të diskutohet agjenda që opozita do të ndjekë në këtë sesion të ri parlamentar.
Ashtu siç ka paralajmëruar, opozita do të vijojë sërish me protestat, ndërsa raportohet se në këto takime mund të vendoset edhe data e protestës së radhës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Basha takon kryeparlamentarin Veseli