MENU
klinika

Emri

Dorëhiqet nëndrejtori i Kadastrës në Vlorë

11.09.2019 - 12:41

Nëndrejtori i Kadastrës në Vlorë, Ardian Musta, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti.

Nuk dihen ende motive e dorëheqjes së Mustës, ndërsa dy ditë më parë u shkarkuan drejtori dhe nëndrejtori i Kadastrës, të cilët u zevendesuan me dy emra të rinj.

Artan Lame, në lidhje me situatën e tensionuar tha se “Prezenca e policisë aty ka të bëjë me faktin se në Vlorë po bëhet një aksion shumë i madh për lirimin e hapësirave nga Uji i Ftohtë deri te Tuneli. Kjo është pjesa e dytë e aksionit, që përfshin prishjen e qindra objekteve pa leje në këtë zonë.

Aty janë njerëz që në papërgjegjshmëri kanë hedhur paratë e tyre, natyrisht që ka pasur konflikte me punonjësit tanë dhe ata të IKMT. Drejtoresha e IKMT është në Vlorë dhe po përballet me situatën.

Shkarkimet nuk kanë lidhje me këtë gjë. Bëhet fjalë për njerëz, siç e kanë vlonjatët, që e kanë gjakun që iu merr flakë kollaj, ndaj ka pasur tensione.

Bëhet fjalë për një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme. Ka dhe një problematikë tjetër në Vlorë, që ka të bëjë me atë të pronave, ndaj dhe sherret janë më të mëdha në Vlorë se në Tropojë. Kjo për faktin se në Tropojë nuk ka bregdet, jo se janë burra më të mirë.

Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Mos të krijojmë një rrjet që nuk ekziston. Në këto raste mundohem të qetësohem se dhe unë njeri jam, nxehem, më merr gjaku. Vlonjatët e kanë të vështirë të përmbahen”, tha Lame.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Procedurat si do të jepet

Keni humbur certifikatën e pronësisë?


U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve