MENU
klinika

“Faleminderit Zotit, nuk zgjati shumë”

“Horror në Tiranë”, mediat e huaja raportojnë tërmetet në Shqipëri

21.09.2019 - 19:43

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri kanë gjetur pasqyrim të gjerë edhe në mediat e huaja. Mediat raportojnë se lëkundjet e tërmetit në vendin tonë kanë qenë të frikshme dhe qytetarët janë tmerruar.

“Të gjithë fqinjët tanë dolën duke bërtitur. Faleminderit Zotit që nuk zgjati shumë, ishte rreth 20 sekonda. Ishte një makth në katin e 10-të. Nuk më kujtohet një më i fuqishme se ky”, tha një pensionist për Reuters.

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se nga tërmeti janë plagosur disa persona, ndërsa lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale në banesa.