Mediat argjentinase shprehen të bindura se Zlatan Ibrahimovic kërkon të luajë për Boca Juniors.
Sulmuesi suedez nuk e ka aspak problem moshën dhe kjo duket me sezonin fantastik që po zhvillon në MLS. Në verë gjigandi suedez u përfol për një rikthim në Serie A ku Carlo Ancelotti e pranoi hapur interesimin për të.
Por ky ‘flirt’ nuk zgjati shumë pasi në fund “Don Carlo” zgjodhi Fernando Llorenten, kjo edhe pasi Ibrahimovic preferoi qëndrimin në MLS.
Megjithatë, një skuadër e re ka dalë në horizont për bomberin e LA Galaxy.
Gazetari argjentinas Luis Fregosi ka bërë të ditur se suedezi i ka kërkuar agjentit të tij Mino Raiola transferimin te klubi legjendar i Boca Juniors për t’iu bashkuar Daniele De Rossi-t.
Sulmuesi i Los Angeles Galaxy po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, me 27 gola të shënuar dhe 5 asiste në vetëm 26 ndeshje.