MENU
klinika

Video/ "Po shkatërron pa dëmshpërblim"

Basha përball Ramën me fakte: Premtoi legalizim falas…

30.09.2019 - 15:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve.

Me një status në “Facebook”, lideri i selisë blu thotë se Rama i mashtroi shqiptarët kur premtoi legalizme falas.

Sipas tij, rruga kryesore e cila i shpëton SOT shqiptarët, është largimi sa më parë i Ramës nga posti i kryeministrit.

Ai ka publikuar edhe një video, që sipas Bashës, faktohen premtimet e pambajtura të kryeministrit.

“Premtoi legalizim falas por shkatërroi qindra banesa dhe nxorri mijëra fëmijë dhe të moshuar në mes të katër rrugëve.Për të vjedhur paratë e taksave dhe grabitur pronat e tyre, Edi Rama mashtroi dhe dhunoi shqiptarët.

Vetëm largimi i Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij sjell siguri, mirëqenie dhe punësim për çdo familje shqiptare. #RamaIk #HajdutiPsiqik #ShqipëriaSiEuropa”-tha ai.

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha