03.10.2019 - 11:52
Italia i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian që i kanë ofruar Shqipërisë ndihma, pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit, me magnitudë 5.8, që shkaktoi dëme të mëdha materiale.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada italiane njofton se sapo kanë mbërritur në Durrës ndihmat italiane për personat e prekur nga tërmeti.
“Sapo mbërritën në Durrës edhe ndihmat italiane në kuadër të mekanizmit europian si pasojë e tërmetit në Shqipëri! ??????”, thuhet në njoftim, ndërsa shihen edhe fotot e kamionëve me ndihma.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arta Marku kërkon shpjegime