MENU
klinika

Jep këshillat e arta për fansat!

Armina Mevlani pranon hapur krizat e ankthit

15.10.2019 - 15:36

Së fundmi, kemi lexuar e dëgjuar shpesh nga të famshmit për krizat e ankthit dhe problematikat që shkakton një shqetësim i tillë.

Ndër më të prononcuarat lidhur me këtë rast është Lori Hoxha, e cila ka folur shpesh për shenjat dhe mënyrat për ta mposhtur një gjendje të kësaj natyre.

Këtë herë ka qenë Armina Mevlani ajo që ka ndarë eksperiencën e saj, teksa i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi.

“Mendoj se në një moment të caktuar të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën, sepse asgjë nuk është e garantuar! Shpesh vuaj nga stomaku pas një krize ankthi, por kjo vetëm për periudha të caktuara, jo në mënyrë konstante. Përpiqem gjithmonë të shoh anën e mirë të gjërave dhe bëj shumë Yoga”, është shprehur Mevlani.

Krizat e ankthit janë një problem për të cilin shumë njerëz nuk flasin, pasi disa nuk e kuptojnë nga se vuajnë, ndërsa të tjerë ndihen në siklet ta pranojnë publikisht.

Megjithatë, personazhet e njohur po bëjnë një punë të mirë në këtë drejtim, duke diskutuar gjithmonë e më shpesh një status emocional si ky, që është shndërruar në problematik të ditëve të sotme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk kam nevojë për burrë...”

Armina Mevlani ‘kap veten’: Kam bërë lekë!


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë