MENU
klinika

Deklarata e sekretarit të OSBE-së

“Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, jetike për rajonin”

25.10.2019 - 09:02

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, deklaroi se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij kjo gjë do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon.

“Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian”, tha Greminger, ndërsa shtoi se: “OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale. Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”.

Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se e kupton zhgënjimin me mos-hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

I pyetur për Maqedoninë e Veriut, ai tha se mbështetja e OSBE-së do të vazhdojë.

“Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Por zoti Greminger tha se si organizata edhe Shqipëria po përgatiten për kryesinë që merr Tirana në vitin 2020.

“Jam absolutisht i bindur që kryesia e saj do të jetë pozitive si për ne, si për Shqipërinë”, tha ai.

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi