Trajneri portugez Jose Mourinho u shpreh se ka nisur të bëjë një kurs për të mësuar gjuhën gjermane sepse ishte një nga gjuhët që nuk dinte.
Së fundmi, mediat në Gjermani e lidhën këtë me një kalim të mundshëm te Borusia Dortmundi, aty ku trajneri aktual nuk po jep shumë besim dhe pas humbjes ndaj Interit, këto zëra u shtuan.
Ndërkohë, gjithçka ka ndryshuar dhe mesa duket Mourinho e ka gjetur skuadrën e tij të re. “AS” raporton se trajneri portugez është duke pritur Real Madridin që me Zidane është shumë larg pritshmërive.
Ne rast se rezultatet negative vazhdojnë, atëherë nuk do ta kishte të gjatë. Sikur të mos mjaftonte kjo, “AS” raporton se tekniku portugez ka zgjedhur edhe stafin me të cilin do të punojë te Real Madrid.
Tashmë, duket se në Madrid është gjetur trajneri i ri dhe emërimi në krye të stolit, është vetëm çështje ditësh.