Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha ditën e djeshme njoftoi se u nis drejt Shqipërisë.
Së bashku me babain e saj ajo ka mbërritur pak minuta më parë dhe është nisur drejt zonave të prekura nga tërmetet.
Ndalesën e parë ajo ka zgjedhur ta bëjë në Bubq dhe premton se do i mbajë ndjekësit e saj të informuar për çdo gjë.
Këngëtarja ka mbledhur 85 mijë dollarë dhe dëshiron që me to të ndërtojë 2 shtëpi.
Sapo ka mbërritur ajo ka dhënë një intervistë për mediat ku tregon se nuk do të harrojë asnjëherë origjinën e saj.
“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptaret”, shprehet në itervistën e “BallkanWeb”.
Këngëtarja do të qëndrojë në vendin tonë vetëm për 1 ditë, sa të sigurohet që paratë do të shkojnë në vendin duhur.