MENU
klinika

Aragones, “pole position” Moto GP

Ducati niset para Marquez, dështon Rossi

22.09.2018 - 16:00

Pritej të shpërthente Marc Marquez, si piloti i shtëpisë, por Jorge Lorenzo me Ducati ka siguruar “pole position” në pistën spanjolle të Aragon, duke dhënë kohën 1’ 46” 881.

Piloti spanjoll ishte vetëm 14 të mijëtat më i shpejtë se shoku i tij i skuadrës Andrea Dovizioso, i dyti, ndërsa i treti u klasifikua kampioni i botës në fuqi, spanjolli i Honda, Marc Marquez.

Pra, ashtu sikurse edhe pritej, kjo treshe ka siguruar vijën e parë të nisjes dhe do të duelojë nesër (starti i garës ora 14:00) për fitoren në këtë garë.

Jorge lorenzo
Jorge lorenzo

Gara për “pole” ishte e jashtëzakonshme, pasi ishte Marquez ai që udhëhiqte deri në momentin e fundit. Por më pas, njëra pas tjetrit, ishin dy pilotët e Ducatit ata që e mposhtën dhe dhanë një kohë më të mirë, fillimisht Dovizioso e më pas Lorenzo, që siguroi edhe vendin e parë.

Në vijën e dytë të nisjes do të jenë Cal Crutchloë (që u rrëzua, por pa pasoja), Andrea Ianonne dhe Dani Pedrosa. Një dështim total paraqitja e pilotëve të Yamaha, me Vinales që u klasifikua në vendin e 11-të, ndërkohë që Valentino Rossi u rendit i 18-ti.