MENU
klinika

Tenis

Ish-numri 1: Tërhiqem pas Australian Open

12.12.2019 - 20:08

Një brez i tërë tenistësh është në prag të tërheqjes, duke nisur nga legjenda si Roger Federer e deri te tenistja daneze Caroline Wozniacki, ish-numri 1 në botë për femra në tetor 2010.

Wozniacki ka deklaruar se pas grand slam të Australian Open do të tërhiqet përfundimisht nga sporti, pasi nuk mundet të përballojë intensitetin që ka tenisi.

“Kam luajtur si profesioniste që kur isha 15 vjeçe dhe kjo periudhë ka përfaqësuar një kapitull të rëndësishëm të jetës time. Kam fituar 30 trofe, kam qenë numri 1 në botë për 71 javë, kam fituar Australian Open në vitin 2018 dhe kam marrë pjesë në tri Olimpiada. Pra, realizova gjithçka kisha ëndërruar”, – tha Caroline Wozniacki.

Tenistja 29-vjeçare daneze e konfirmoi largimin e saj përmes një postimi në “Instagram” dhe lamtumira do të vijë në turneun e vetëm Slam që ka fituar në karrierën e saj.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën