MENU
klinika

Ç'ka ndodhur së fundmi?

Greqia po i kushton rëndësi Turqisë më shumë seç duhet!

13.12.2019 - 17:10

Politikanët dhe gazetarët turq mendojnë se grekët reagojnë më shumë seç duhet ndaj çfarëdolloj gjëje që bën Turqia në lidhje me Greqinë dhe Qipron, dhe se vendi i tyre ka gjëra shumë më të rëndësishme për t’u marrë.

Kjo  mund të shpjegojë pse Ankaraja mund ta konsiderojë marrëveshjen me qeverinë në Tripoli si një tjetër veprim që synon rritjen e ndikimit të Turqisë dhe forcimin e pozitës së saj të negociatave.

Për grekët, sidoqoftë, ky ishte një hap shumë shqetësues: Ai shkelte sovranitetin e tyre, dhe i motivonte ata të intensifikonin përpjekjet e tyre diplomatike për të mbrojtur vendin e tyre.

Motivet e Turqisë kanë qenë të qarta për vite me radhë. Ajo dëshiron të tregojë se, pa pjesëmarrjen e saj, asgjë nuk mund të bëhet në rajon. Kjo është një përgjigje për marrëveshjet që Greqia dhe Qipro kanë arritur me Izraelin, Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

Rexhep Tajip Erdogan zgjodhi të veprojë në një moment hutimi në Uashington, kur pozicioni i Turqisë dukej i fortë pas pushtimit të Sirisë veriore dhe kërcënimit të Erdogan për të ‘’bllokuar’’ Evropën me refugjatë.

Gjithashtu, Komisioni Evropian ishte i pasigurt në lidhje me politikën ndaj Turqisë. Në të njëjtën kohë, Erdogan po kërcënonte të pengonte planet e NATO-s për të mbrojtur shtetet baltike dhe Poloninë kundër Rusisë, veçse nëse Aleanca i shpallte luftëtarët Kurdë Sirianë “terroristë”.

Për më tepër, qeveria libiane në Tripoli ishte plotësisht e varur nga Turqia, si shumica e vendit, dhe Parlamenti,  ishte nën kontrollin e një grupi rival, me mbështetjen e Rusisë, Egjiptit dhe vendeve të tjera.

Erdogan mund të ketë dashur të befasojë Greqinë, të pengojë planet për tubacionin EastMed për në Kretë, të frikësojë investitorët në jug të Kretës dhe të forcojë imazhin e tij brenda vendit.

Rezultatet, megjithatë, mund të jenë të ndryshme, ato mund të tregojnë kufijtë e ndikimit turk.

Në samitin e NATO-s në Londër, Erdogan dështoi në të gjitha objektivat e tij.

Sanksionet amerikane janë vendosur të ndiqen, për blerjen e sistemit të raketave S-400 dhe pushtimin e Sirisë.

Gjithashtu, marrëveshja me Tripoli u dënua edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, si dhe nga vendet individuale.

Duket se edhe pse grekëve u takon të gjejnë një zgjidhje diplomatike për problemet me Turqinë, ata nuk janë aq të vetmuar, ose të paktën jo aq sa mendojnë turqit.

Përkthyer dhe përshtatur nga Kathimerini/ konica.al

Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit në Liban!

Çfarë janë pagerët dhe pse i përdor Hezbollahu?

Ish-agjenti i Shërbimit Sekret tregon arsyet

Pse është kaq sfiduese të mbrosh Donald Trump?

Grabitja e shekullit në Ukrainën e pushtuar

Si rusët fitojnë fshehurazi miliarda dollarë