Kryeministri Zaev thotë se pas vizitës së tij në Romë do të diskutohet për emrin e kryeministrit teknik.
Sipas tij në opinion përfliten emrat e Spasovskit dhe Carovskës, por akoma nuk ka vendim përfundimtar nga organet partiake. Zaev thotë se deri më 3 janar do të duhet të diskutohet edhe me opozitën për emrat e ministrave në qeverinë teknike, njofton Alsat-M.
Përmenden emra shumë logjik, po i shoh të dy ministrat. Shkruhet nëpër media për Oliver Spasovskin, për Milla Ceravskën, për shkak se ata largohen nga pozitat. Edhe ne sillemi rreth këtyre. Disa herë në kryesinë e partisë ka mendime për person edhe prej jashtë, duam të gjithë këto punë t’i shqyrtojmë të marrim vendim dhe atë vendim ta njoftojmë”-tha Zoran Zaev, kryeministër.