MENU
klinika

Policia: U konstatua nga…

Gjendet një trup i dekompozuar në brigjet e Adriatikut

25.12.2019 - 19:15

Një trup i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme në brigjet e Adriatikut në Kurbin.

Mësohet se trupi është gjetur në grykëderdhjen e Ishmit dhe i përket seksit mashkull, por nuk dihet identiteti.

Një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa paraprakisht, në trupin e viktimës nuk dallohen shenja dhune.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kurbin, Lezhë

Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes