MENU
klinika

"Do ta pësojnë qytetarët"

Paralajmëron Zaev: Nuk do të jap dorëheqje nëse opozita bllokon…

26.12.2019 - 14:48

Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi se është i mundshëm anulimi i zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit nëse VMRO-DPMNE do të vazhdojë ta bllokojë miratimin e ligjeve në Kuvend.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të anulohen zgjedhjet, Zaev tha se nuk ka qëllim që të japë dorëheqje, nëse dikush me qëllim bën obstruksione, të cilën do ta pësojnë qytetarët, pensionistët nuk do të marrin pensione më të larta, ndërkaq mësuesit, profesorët, mjekët dhe infermieret paga më të larta.

“Unë jam i pari që t’i respektojmë të gjitha procedurat. Por, nëse lejohet opozita që në mënyrë të dukshme në Kuvend t’i bllokojë ligjet për realizimin e projekteve shtetërore që janë për qytetarët, atëherë ka arsye serioze që LSDM t’i anulojë zgjedhjet.

Unë jam i pari i cili e respekton dialogun, por nuk kam qëllim që të jap dorëheqje nëse dikush i bllokon proceset. Nuk do të lejoj që dikush të bëjë obstruksione për disa zgjidhje ligjore. E drejta e diskutimit ekziston, por e drejta e qëllimit për bllokim të proceseve nuk është e lejueshme”- tha Zaev.